September 25, 2021

DAZN rikthen iden e Superligës Evropiane, kundërshtohet nga UEFA

Shpërndaje lajmin

Superliga Evropiane mund të mos jetë projekt i dështuar.

Ideja e Superligës Evropiane është rikthyer si temë në mediat italiane, shkruan lajmi.net.

Sipas “Corriere dello Sport”, tani, platforma ukraino-amerikane, Blavatnik është duke kërkuar që të krijojë një Kampionat me 16 skuadra.

Situata është deliakte, por DAZN dëshiron të përfshijë edhe Sky për të përfshirë të drejtat televizive nga Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja.

Por, UEFA nuk është dakord, pasi shtëpia evropiane e futbollit të hënën do të lancojë projektin për zgjerimin e Ligës së Kampionëve.

Sipas “Corriere dello Sport” 16 skuadrat nga Evropa që do të ishin pjesë e këtij kampionati do të ishin:

Italia: Juventus, Inter, Milan, Roma

Anglia: Manchester City, Chelsea, Liverpool, Manchester United

Spanja: Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Sevilla

Germania: Bayern Munchen, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Borussia Monchengladbach.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *