October 13, 2021

De Boer optimist: Kemi cilësitë për ta fituar Kampionatin Evropian

Shpërndaje lajmin

Sot përballen Holanda dhe Çekia.

Kombëtarja e Holandë dhe ajo e Çekisë do të ballafaqohen sot nga ora 18:00, në kuadër të fazës 1/16 të “Euro 2020”.

Trajneri holandez Frank de Boer ka folur në konferencë shtypi para ndeshjes.

Çka do të konsideronit sukses në këtë Evropian? “Nëse arrijmë në gjysëmfinale, atëherë kemi bërë mirë, por ne duam ta fitojmë krejtësisht atë, pastaj ky turne do të ishte i suksesshëm për ne”, tha ai.

“Republika Çeke është një ekip shumë i mirë. Ata janë shumë të disiplinuar, të organizuar mirë dhe kanë individë të mirë. Ne do të duhet të jemi në formën më të mirë për tu kualifikuar tutje”, shto ai.

“Janë gjashtë ose shtatë skuadra që gjithashtu mendojnë se mund të bëhen kampionë. Ne kemi cilësitë për të fituar turneun, por që të ndodhë kjo, gjithçka duhet të shkojë si duhet”, vazhdoi ai.

“Ajo që unë e konsideroj të favorshme është kohëzgjatja e itinerarit deri në finale. Tani kemi pasur gati një javë për t’u përgatitur për në fazën e 16 dhe nëse e kalojmë, kemi pesë ditë deri në ndeshjen tjetër. Kjo është ideale. Ne jemi tani duke u përqëndruar vetëm në Republikën Çeke, ne kemi shumë punë për të bërë për t’u marrë me Çekët”, përfundoi Frank de Boer.

Fituesi i ndeshjes mes Holandës dhe Çekisë do të përballet në çerekfinale me Danimarkën.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *