Debate në Kuvend për inceneratorët, Tabaku-Ahmetajt: Nuk më kërcënon dot

Shpërndaje lajmin

Zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku janë përfshirë në debat këtë të enjte në Kuvend, ku ka pasur edhe replika të forta mes tyre.
Teksa Kuvendi diskutonte raportin e Autoritetit të Konkurrencës, është përmendur edhe çështja e inceneratorëve.
Tabaku është shprehur se Ahmetaj është munduar me çdo mënyrë për ta intimiduar dhe kërcënuar në Komisionin Hetimor, por nuk ia ka dalë dot.
“Nuk është këtu zotëria që më kërcënoi. Unë fle e qetë, nukkam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK-u. Mua as më intimidon dot, as më kërcënon dot, ashtu siç nuk më ka intimiduar e kërcënuar dot me çdo mënyrë që është përpjekur në Komisionin Hetimor për inceneratorët”, tha Tabaku.
Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj i tha Tabakut se nuk ka dijeni dhe njohuri sa i përket çështjes së inceneratorëve.
LEXONI GJITHASHTU

Tabaku: SPAK t’i hetojë 3 inceneratorët në një çështje
U dhanë miliona euro për inceneratorët pa studime fizibiliteti, thotë eksperti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *