April 15, 2021

Dëbora bllokon Rrugën e Kombit, qytetarët: Dështim total (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Rreshjet e dendura të borës që kanë qenë prezente gjatë gjithë ditës së sotme në juglindje dhe veri të vendit, kanë vështirësuar edhe kalimin e automjeteve.

Mësohet se Rruga e Kombit është bllokuar teksa ka vonesa edha nga ana e kompanisë për pastrimin e dëborës.

Të irrituar nga radhët kilometrike dhe pritja e gjatë e krijuar nga bllokimet, qytetarët e Shqipërisë, por edhe të Kosovës kanë “shpërthyer” duke shfryrë në rrjetet sociale me komente.

“Dështim total, bllokohet Rruga e Kombit për shkak të mungesës së borëpastrueseve. Rruga e Kombit pa koment” janë disa nga postimet e qytetarëve në rrjetet sociale.

Gjithashtu Qafë Plloça është konsideruar e pakalueshme mbrëmjen e sotme si pasojë e stuhisë së dëborës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *