April 15, 2021

Dëbora bllokon rrugët dhe lë pa energji elektrike disa zona të Dibrës

Shpërndaje lajmin

Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative.

12 njësi administrative në Dibër janë izoluar pas reshjeve të dëborës në fundjavë, ndërsa mijëra banorë janë  pa energji elektrike si pasojë e defekteve.

Rrugët e bllokuara në Bulqizë. Foto:Sami Curri

Temperaturat e ulëta dhe era e fortë me reshje dëbore që ka përfshirë Dibrën që prej mbrëmjes të së shtunës, ka krijuar probleme të shumta në fshatra, por edhe në qytete, ndërsa dhjetëra rrugë janë të bllokuara dhe disa zona janë pa energji elektrike.

Trashësia e borës në fshatra shkon deri në 50 centimetra, ndërsa në Bulqizë dhe Dibër deri në 30 centimetra.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, reshjet nuk kanë sjellë probleme në qarkullim, por rekomandohet që në akset Qafë Bualli-Krastë, Qafë Bualli – Peshkopi, Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë, Trebisht-Doganë dhe Ura e Çerenecit-Klenjë, kalimi të bëhet me zinxhirë.

Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu u shpreh për BIRN se deri më tani rrugët nacionale janë të hapura, ndërsa ka probleme me furnizimin me energji në disa njësi administrative.

Në informacionin e Prefekturës Dibër shpërndarë për mediat, bëhet me dije se mbeten të bllokuara rrugët që të lidhin me njësitë administrative: Selishtë, Lurë e Luzni. Gjithashtu edhe rrugët lidhëse të fshatrave: Kala e Dodës, Sllovë, Zalldardhë, Reç, Kastriot e Melan me njësitë administrative në Dibër.

Ndërsa në Bulqizë mbeten të bllokuara njësitë administrative Trebisht dhe Ostren. Gjithashtu vazhdojnë të jenë të bllokuara edhe rrugët e fshatrave që lidhen me njësitë administrative Gjoricë, Fushë-Bulqizë, Shupenzë e Martanesh.

Në Bulqizë ka pasur edhe mungesë të energjisë elektrike në disa zona të njësive administrative dhe në një pjesë të qytetit. Mungesë energjie ka pasur edhe në Dibër, në Kalanë e Dodës, Sllovë, Fushë-Çidhën, Selishtë, Lurë, Reç e Muhurr dhe pjesërisht në qytetin e Peshkopisë.

Në Klos mbeten të bllokuara vetëm rrugët e fshatrave që të lidhin me njësinë administrative Xibër.

Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Sami Curri


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *