April 15, 2021

Dëbora lë pa energji elektrike 11 njësi administrative në Dibër

Shpërndaje lajmin

Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative.

Dhjetëra fshatra në Dibër janë prej tre ditësh pa energji elektrike pas dëmtimeve në linjat e shpërndarjes prej motit të keq.

Banorë të fshatrave të Bulqizës dhe punonjës të OSHEE duke riparuar dëmet nga moti. Foto:Sami Curri

Disa fshatra në Bulqizë janë izoluar pas reshjeve të dëborës në fundjavë, ndërsa mijëra banorë janë pa energji elektrike prej tre ditësh, si pasojë e defekteve. Situata më problematike paraqitet në njësitë administrative Trebisht dhe Ostren, të bashkisë Bulqizë, ku në të gjithë fshatrat ka mungesë energjie. Nga të dhënat e mbledhura nga administratorët e njësive administrative në bashkinë Bulqizë, bëhet me dije se një pjesë e linjave janë këputur dhe janë rrëzuar shtyllat.

Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu u shpreh për BIRN se deri më tani ka probleme me furnizimin me energji në disa njësi administrative.”Kala e Dodës, Sllovë, Fushë-Çidhën, Selishtë, Lurë, Reç e Muhurr të Bashkisë Dibër për shkak të dëmtimit të 3 fidrave dhe disa shtyllave. Gjithashtu në njësitë administrative Trebishtë, Ostren, Gjoricë, e pjeserishtë në njësinë administrative Shupenzë.” u shpreh Shehu.

Të kontaktuar me telefon, banorë të fshatrave Dushaj dhe Koçaj në njësisë administrative Fushë-Bulqizë i thanë BIRN se janë në ditën e tretë pa energji elektrike. Ndërsa në fshatin Valikardhë të njësisë administrative Zerqan, banorët janë organizuar vetë për riparimin e dëmtimeve të rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike.

Situata problematike paraqitet edhe në njësinë administrative Gjoricë, ku thuajse në gjysmën e fshatrave ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Në njësisë administrative Zerqan, në pesë fshatra ka mungesë energjie. Ndërsa në njësinë administrative Shupenzë, gjysma e fshatrave nuk furnizohen me energji.

Nga OSHEE rajoni Burrel i thanë BIRN se dëmtimet e rrjetit shpërndarës janë të shumta dhe se po punohet me grupet e punës në terren për rikthimin e energjisë elektrike.

Temperaturat e ulëta dhe era e fortë me reshje dëbore që përfshiu Dibrën që prej mbrëmjes të së shtunës, ka krijuar probleme të shumta në fshatra, ku dhjetëra rrugë janë të bllokuara.

Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu u shpreh për BIRN se deri më tani rrugët nacionale janë të hapura, ndërsa disa akse rurale në Bashkinë Dibër dhe Bulqizë vazhdojnë që të jenë të bllokuara. “Janë të bllokuara njësitë Selishtë e Lurë të bashkisë Dibër. Janë të bllokuara rrugët e fshatrave me qendrat administrative të njësive: Kala e Dodës, Zalldardhë, Reç, Muhurr, Fushë-Çidhën të bashkisë Dibër. Gjithashtu njësitë administrative Trebisht, Ostren, Martanesh Fushë-Bulqizë, Zerqan të bashkisë Bulqizë, si dhe rrugët e fshatrave të njësisë Xibër të bashkisë Klos.” u shpreh Shehu.

 

 

Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Sami Curri


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *