Dëbora mbulon Europën| Probleme në Francë, në Belgjikë trashësia 11 cm

0
Shpërndaje lajmin

Fillimi i vitit 2024 në Evropë mund të karakterizohet nga moti kaotik. Në Paris dhe rrethina ka pasur 4 centimetra borë dhe niveli i alarmit ka qenë në ngjyrën portokalli. Moti ka shkaktuar probleme të shumta në trafik.
Edhe në Belgjikën fqinje, mjetet motorike përjetuan probleme në qarkullim, me trafikun që ishte tërësisht i çakorduar.
Shumë akse rrugore ishin jofunksionale. Rrugët në Valonia ishin nën alarmin e kuq për shkak të dëborës së dendur.
Në zona të ndryshme të rajonit, bora arriti deri në 11 centimetra trashësi, duke u bërë më e dendura në 11 vitet e fundit.
Në të njëjtën kohë, shtresa me dëborë, që mbuloi fusha dhe monumentet e qyteteve, u dhuroi banorëve edhe një pamje të bukur.
Norvegjia ndërkohë është e mësuar me dëborën. Atje, pjesëtarë të kombëtares së volejbollit të plazheve zhvilluan një seancë stërvitore në dëborë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *