Debuton Shaqiri, duke u shpallur Lojtari i Ndeshjes

0
Shpërndaje lajmin

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka debutuar për Chicago Fire, në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.
Shaqiri e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ku Fire morën një barazim në udhëtim ndaj Miami Heat, pasi takimi u mbyll pa gola, përcjell albinfo.ch.
30-vjeçari ka qenë më i miri në fushë dhe nga është shpallur edhe lojtari i ndeshjes pas përfundimit të saj.
Shaqiri pati 69 për qind të pasimeve të sakta, bëri shtatë krosime, krijoi një rast të madh për bashkëlojtarët, si dhe tentoi me dy goditja ku njëra nga to ishte brenda kuadratit.
Ish-anëtari i Bayern Munich, Liverpool e Inter dhuroi spektakël në fushë, pasi ishte i pandalshëm nga mbrojtja e Inter Miami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *