Degët që nuk preferohen, Kushi: 40 mijë lekë në muaj për ata që i zgjedhin
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë se është miratuar një vendim sa i takon programeve të studimit që nuk kanë interes të lartë nga studentët.
Ajo u shpreh se çdo student që vendos të vijojë studimet në këto degë do të përfitojë një bursë sa paga minimale, pra 40 mijë lekë çdo muaj me kushtin që për 3 vite pas përfundimit të studimeve të japë kontributin e tij në vend.
“Kuotat për këto bursa do të ndahen sipas universitetit, në varësi të programeve të studimeve dhe të numrit të studentëve,” – sqaroi Kushi.
Ministrja shtoi se për këto studentë në mënyrë që të përfitojnë dhe bursën kanë hequr mesataren 8.5.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-zv.ministri: Njerëzit nuk po lindin më, ndaj po bie numri i studentëve
Pse po shkrihet universiteti? Korça humbi 4000 studentë në 7 vite