November 30, 2021

“Dëgjova britmat…”, e afërmja rrëfen mes lotësh krimin brenda familjes në Vlorë

Shpërndaje lajmin

Një e afërme e familjes ka rrëfyer krimin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Mekat të Vlorës. Abcnews.al,  mëson se Genci Koreta, 39 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten. Jorgji Koreta raportohet se ishte një ish-oficer policie.

Ndërkohë në dëshminë e të afërmes së viktimave, thuhet se nuk kishin dijeni për konflikt mes tyre.

Sipas saj, ka dëgjuar britmat e nënës së Genci Koretës dhe më pas ka ardhur në vendin e ngjarjes.

“Jemi kushërinj. Një fis jemi. Dëgjova dhe erdha. Dëgjova ulërimat e të ëmës. Nuk kanë pasur konflikte. Ka qenë këtu ka pas emigruar më para. Dëgjova të ëmën dhe erdha. Ishte djalë me të gjitha cilësitë. Xhaxhai ri në Vlorë me shtëpi. Asnjëherë nuk kemi pasur debate.  Ai skuqej kur të fliste me gojë jo më të kishte debate” tha e afërmja. / /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *