January 14, 2022

“Dëgjuam krisma”, sherri i fundit dhe dëshmia e banorëve: Si e nxorëm biznesmenin nga “Audi”

Shpërndaje lajmin

Gazetari i “ABC” Ahmet Zani ka mësuar detaje të reja nga atentati mëngjesin e sotëm në Laç që la të vdekur në vend me 7 plumba biznesmenin Rakip Roli. Banorët rrëfyen për gazetarin e “ABC”-së dëgjuan breshërinë e plumbave dhe dolën me shpejtësi për të parë se cfarë kishte ndodhur.

“Makina eci gati 300 metra pasi u qëllua duke u përfshië në aksident me dy makina të tjera” tha njëri prej banorëve. Një tjetër banor u shpreh se e nxori biznesmenin nga makina e tij tip “Audi” për ta dërguar në spital, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë. Njëri nga djemtë e 50-vjeçarit u aksidentua rrugës për të shkuar në vendin e ngjarjes kur mësoi lajmin e zi.

Pista e vetme ku po hetohet për momentin është një konflikt i ditëve të fundit. Djemtë e biznesmenit mësohet se janë zënë me një person në Sanxhak. Për momentin në shënjestër të policisë dhe prokurorisë janë këta persona, që u konfliktuan me djemtë e biznesmenit. Njëri prej djemve mësohet se ka qenë i dënuar jashtë vendit disa vite më parë./ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *