November 28, 2021

Degradon në dhunë protesta në Oregon, pas vendimit për Kyle Rittenhouse

Shpërndaje lajmin

Policia e Portlandit në Shtetet e Bashkuara e cilësoi trazirë një demonstratë në qendër të qytetit kundër vendimit për shpalljen të pafajshëm të një adoleshenti që vrau dy persona dhe plagosi një tjetër gjatë një proteste në Uiskonsin.

Gjatë grumbullimit ku morën pjesë rreth 200 persona, protestuesit filluan të thyejnë xhama, të godisnin policët me objekte të ndryshme dhe të flisnin për djegien e mundshme të Qendrës së Drejtësisë, njoftoi një televizion lokal.

Protestuesit dolën në rrugë pas lirimit të 18 vjeçarit Kyle Rittenhouse, i cili kishte deklaruar se po vetëmbrohej kur qëlloi me armë gjatë trazirave në Kenosha, të Uiskonsit.

Ai ishte akuzuar për vrasje, tentativë vrasjeje dhe rrezikim të sigurisë për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një të treti me një armë gjysmë automatike të stilit AR./REL


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *