Deklarata e fortë e Baton Haxhiut: Ja çfarë ndodh nëse PD dhe LSI hyjnë në zgjedhje me një listë të përbashkët

Share

Partitë e koalicionit opozitar ende nuk kanë vendosur nëse në zgjedhjet e 25 prillit do të paraqiten me dy lista apo një listë kandidatësh.

Analisti Baton Haxhiu mendon se PD dhe LSI e kanë të pamundur të bashkohen pasi kanë diferenca jo vetëm në aspektin drejtues por edhe elektorati ka diferenca.

“Opozita po kërkon që të dalë në një listë kur janë të papajtueshëm që në një themel. Edhe elektorati është në kundërshtim me njëri-tjetrin. Matematikisht një listë është më e mirë për opozitën por nuk e arrin dot këtë”, tha  Haxhiu në Euroneës.

Sipas Baton Haxhiut një bashkimi artificial do të sjellë humbje të të paktën 3-4 deputetë për partitë opozitare pasi nuk do të arrijnë dot të grumbullojnë elektoratin.


Share

Komente