Deklarata e Ramës për Arbitrazhin, Dervishi: Do fusi në telashe shtetin

0
Shpërndaje lajmin

Gazetari Ferdinant Dervishi komentoi në emisionin Review në Euronews Albania, vendimin e Arbitrazhit, ku shteti shqiptar duhet t’i paguajë 130 milionë euro biznesmenit Francesco Becchetti.
Dervishi tha se thelbi i problemit në këtë çështje është fakti që vendimet në Shqipëri i marrin politikanët dhe jo gjykatat.
Deklaratën e kryeministrit Rama për dalje nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, gazetari e cilësoi si një fodullëk, pasi gjoba do të paguhet.
“Unë mendoj se problemi në Shqipëri qëndron te fakti që vendimet i merr politika dhe jo drejtësia. Në momentin që u hap lufta kundër Becchetit pati një luftë të angazhuar nga politika, të cilat ky i ka marrë i ka çuar në gjykatë dhe ka fituar. Në vitim 2015 filloi beteja ndaj Becchettit në dy drejtime, në drejtimin e hidrocentralit të papërfunduar dhe e dyta e Agon Chanel. U bë sekuestrimi i një media në kuadër ë një njeriu që kishte një media dhe po godiste qeverinë.
Unë shoh te kjo deklaratë e kryeministrit të njëjtën mendjemadhësi dhe të njëjtin fodullëk që unë do përjashtoj një gjykatë, që do paguaj dhe gjobën, do fus dhe në telashe vendin tim dhe të ardhmen e shtetit tim dhe me gjykatat dhe me problemet ndërkombëtare”, tha Dervishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *