Shpërndaje lajmin

Aktivisti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të “Rithemelimit”, Aulon Kalaja, është shprehur se vendimi i Presidentit të Republikës, Bajram Begajt, për të dekretuar ligjin për Komisionet Hetimore, është një vendim i njëanshëm.
Komentet Kalaja i bëri në Euronews Albania, ku tha se me këtë vendim, Begaj tregoi se është noter i kryeministrit Edi Rama.
Ai tha gjithashtu se duket qartë se Begaj nuk është i interesuar për dialogun politik në Shqipëri dhe shtoi se që nga koha që është zgjedhur president, ai nuk i ka kthyer asnjë ligj Ramës.
“Për mendimin tim dekreti i Presidentit nuk ishte surprizë, sepse që kur ka marrë detyrën nuk i ka kthyer asnjë ligj mbrapsht kryeministrit Edi Rama. Në njëfarë mënyre është një noter i kryeministrit Edi Rama dhe ashtu siç u vendos në mënyrë të njëanshme, ka vendosur të mbajë anë dhe të jetë President i njënashëm.
Nuk është i interesuar për dialogun politik në Shqipëri, duket edhe në qëndrimin zyrtar të tij. Presidenti është një njeri që duhej të përfaqësonte unitetin e popullit. Do duhej të kujdesej për dialogun politik në Shqipëri. Komisionet Hetimore janë instrumenti i vetëm i opozitës në jetën parlamentare.
Ky Parlament jo vetëm që nuk i afrohet Parlamentit të vitit 1992… Në momentin që Presidenti bëhet një noter i kryeministrit, mendoj që këto nuk janë shenja të mira. Sidomos kur po shkojmë drejt reformës zgjedhore, ku do të vendoset edhe nëse do të ketë një mandat të kartërt për Ramën, apo do të ketë rotacion”, tha Kalaja.
LEXONI GJITHASHTU:

Dekretimi i ligjit për Komisionet Hetimore, Basha: Rama ka frikë nga e vërteta
Komisionet Hetimore, Rama: Ka ikur koha kur Presidenti udhëhiqte revolucionet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *