Del Piero: I dua filozofitë e Cityt e Realit, dy klube që ngjajnë me trajnerët e tyre

Shpërndaje lajmin

Ish-legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero ka folur para ndeshjes mes Manchester City dhe Real Madrid, takim i vlefshëm për gjysmëfinalen e Champions League, që do të luhet në “Etihad” dhe nis në orën 21:00.
“Ka dy filozofi të ndryshme, të cilat reflektojnë dy trajnerët. City ka një lojë kolektive, shumë pasime, duke kërkuar njeriun e duhur.
Nga ana tjetër, Ancelotti është përshkruar shumë mirë nga Guardiola, sepse ai di t’i formësojë idetë bazuar në lojtarët e tij. Vinicius Jr ka provuar driblimin më të madh ndonjëherë, Benzema ishte lider në golat që ndryshuan rezultatin me Chelsean.
Është e vështirë kur dy skuadra luajnë kaq mirë, në dy mënyra të ndryshme. Unë i dua të dyja filozofitë”, ka theksuar Del Piero. /f.a/

Leave a Reply

Your email address will not be published.