Dele Alli e “katranos” në Turqi, mesfushori nuk kthehet në klub pas ditëve të pushimit

0
Shpërndaje lajmin

Dikur konsiderohej si një nga talentet më të mëdha në repartin e mesfushës angleze, mirëpo kohët e fundit gjërat kanë ndryshuar për “fantazistin”, Dele Alli, i cili po përballet me një rënie të vazhdueshme në karrierën e tij, që prej sezonit 2020-2021.
Pas lënies jashtë ekipit, së fundmi, duket se Dele Alli ka vendosur që të mos kthehet në klub pas ditëve pushim që i kishte dhënë tekniku Senol Gunes dhe këtë e ka konfirmuar me shumë humor edhe vetë trajneri.
“I kemi dhënë Dele Allis leje që të bënte një pauzë të shkurtër, por ai nuk është kthyer ende. Po bie shi, ndoshta kjo është arsyeja se pse nuk është kthyer. Po mundohemi ende të kuptojmë se ku është”,- tha tekniku i Besiktas para gazetarëve. /i.m /  
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *