Demokratët e Vlorës nisen drejt Tiranës për protestën, kontrolle në autostradë
Rreth 500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Vlorë janë nisur drejt kryeqytetit për protestën që do të zhvilloi sot opozita. Ndërkohë rreth 200 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike janë nisur nga dega e kësaj partie në Selenicë.
Një pjesë e protestuesve janë nisur drejt Tiranës me makinat e tyre personale. Shumica janë nisur herët në mëngjes për të shmangur bllokimin e rrugëve në kryeqytet.
Policia e Shtetit është mobilizuar me masat që në hyrje të autostradës në Vlorë, ku nuk mungojnë kontrollet e mjeteve.
Protesta e opozitës në Tiranë pritet të nisë në orën 12:00. Ndërkohë këtë të martë në Tiranë do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit, do të jenë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i KiE-së: Sot në Tiranë nënshkruajmë një marrëveshje për tarifat roaming
Liberalizimi i vizave, Osmani: BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra
Samit dhe protestë, sot Tirana e ‘blinduar’