January 28, 2022

Dënime deri në 13 vjet burg për tentimvrasje me porosi

Shpërndaje lajmin

Sipas aktgjykimit të publikuar të premten, Gjykata e Kantonit të Glarusit ka shpallur fajtor të akuzuarit, ndër të tjera, për tentim vrasje respektivisht nxitje për vrasje, transmeton albinfo.ch. Çështja ka të bëjë me një sulm ndaj një personi që ka ndodhur në fillim të tetorit të vitit 2018 në Bilten, GL.

Dy të rinj akuzoheshin se e kanë rrahur aq rëndëme shkopinj  një person sa që ai ka mbijetuar vetëm me shumë fat dhe falë kujdesit të menjëhershëm mjekësor. Seanca kryesore në Gjykatën Kantonale të Glarus është zhvilluar në gusht të vitit 2021.

I rrahur me porosi

Tashmë dy pjesëtarë të bandës janë dënuar nga gjykata për tentim vrasjeje me nga 10.5 vite burg secili, shkruan nau.ch. Sipas aktgjykimit, ata kanë vepruar në emër të dy të akuzuarve të tjerë dhe kanë marrë 10 mijë franga si shpërblim.

Dy urdhërdhënësit e supozuar janë dënuar për nxitje të tentimit për vrasje, dhe njëri prej tyre ishte dënuar edhe për një sërë veprash të tjera. Kështu, ai ka marrë 13 vjet ndërsa kolegu i tij 10.5 vjet burg, përcjell albinfo.ch. Të katër autorët kryesorë janë në paraburgim.

Një tjetër i akuzuar është dënuar me 18 muaj burgim për delikuencë droge, falsifikim të identitetit dhe mashtrim zyrtar. Një çift ndërkaq ka marrë dënime me kusht, 10 muaj,  përkatësisht një vit. Ata kishin falsifikuar një ekstrakt nga regjistri i ekzekutimit të borxhit për të marrë një apartament që u duhej urgjentisht.

Katër autorët kryesorë do të dëbohen nga vendi

Gjashtë nga shtatë të akuzuarit vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Njëri është belg. Gjykata ka vendosur që katër autorët kryesorë të dëbohen nga vendi për 15 vjet. Një i akuzuar i pestë u dënua me dëbim nga vendi për pesë vjet.

Me përjashtim me masën ndaj shtetasit belg, masat për të dënuarit tjerë janë futur në sistemin e informacionit të Shengenit. Kështu, bllokimi për ta vlen për të gjithë zonën Shengen. Çifti nuk duhet të largohet nga Zvicra.

Gjykata i ka dhënë viktimës në atë kohë një kompensim prej 80,000 frangash. Përveç kësaj, të akuzuarit ngarkohen edhe me shpenzime të larta procedurale.

E veçanta e rastit ishte se konsiderohet se ishte një akt hakmarrjeje. Dy klientët thuhet se kanë qenë viktima të një sulmi një vit e gjysmë më parë, transmeton albinfo.ch. Sulmuesi kryesor i atëhershem ishte viktimë e sulmit në Bilten në vitin 2018, për të cilin eshe u zhvillua ky proces gjyqësor.

Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm. Ai mund të atakohet në Gjykatën e Lartë të Kantonit të Glarusit. Zyra e prokurorit publik kishte kërkuar dënime më të larta me burgim ndërsa avokatët mbrojtës janë lutur për lirim nga akuzat.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.