Dënimi i Mlladiç me burgim të përjetshëm, Vjosa Osmani: Kishte qëllim gjenocidin bashkë me Millosheviçin

Shpërndaje lajmin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës së  Hagës për lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiç i cili akuzohet për gjenocid. Osmani ka shpërndarë reagimin e Presidentit të SHBA, Joe Biden ku ky i fundit e konsideroi të rrallë e historik vendimin e sotëm.

Osmani shprehet se s’ka më dyshime se synimi i Millosheviçit, Mlladiçit dhe anëtarëve të regjimit ishte gjenocidi. Më tej presidentja e Kosovës shkruan se rajoni ka një rrugë të gjatë për të siguruar të gjithë të marrin drejtësi.

“Kur shohim një verdikt të tillë sikurse ky i ditës së sotme, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit do ndjehen një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka tashmë dyshime se qëllimi i Millosheviçit, Mlladiçit e të tjerëve që ishin pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi.

Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë i drejtësisë i dhënë, por rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë për të siguruar që të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve gjithashtu të marrin drejtësi”, shkruan Osmani.  e.l/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *