Dënohet personi që qëlloi me shuplakë Macron

Shpërndaje lajmin

Personi që akuzohet se qëlloi me shuplakë presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një vizite në juglindje të Francës më herët gjatë javës do të qëndrojë të paktën 4 muaj prapa hekurave pasi u dënua me 18 muaj.

“28-vjeçari i identifikuar si Damien T, ka pranuar gjatë seancave se ka goditur kreun e shtetit, duke shqiptuar fjalë denoncuese ndaj politikës”, tha prokurori publik Alex Perrin në një deklaratë.

I dyshuari, i njohur si komponent i “jelek-verdhëve”, një lëvizje me bindje të thella të djathtës ekstreme, tha se kishte vepruar “instinktivisht” për të “pakënaqësitë e tij”.

Përpara se ta qëllonte, i dyshuari u dëgjua teksa bërtiti “Poshtë Macron!”

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, i njohur me inicialet Arthur C., policia ka gjetur një kopje të librit të Adolf Hitlerit “Mein Kampf” dhe dy flamuj, një të komunistëve dhe një  tjetër të revolucionit rus.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *