Denoncimi i Këlliçit: Veliaj zhduku zonën historike, do ndërtohet përbindëshi 27-katësh

Share

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me anë të manovrave të tij ka zhdukur përfundimisht zonën historike të kryeqytetit, duke lejuar ndërtimin e një kullë 27-katëshe.  Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, në një dalje publike, tha se Veliaj ia doli që kullën e Sahatit t’a shndërrojë nga simbol të qytetit në orën e murit të oligarkëve, miq të tij.

Jemi sot këtu në zonën historike të qendrës së Tiranës, për t’ju treguar sërish një nga premtimet e mbajtura të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Në Qershor të vitit 2016, pasi shpenzoi disa miliona lekë për t’i hedhur një bojë kullës së Sahatit, Erion Veliaj ftoi të gjithë kryeqytetasit për të ngjitur 90 shkallët e kësaj kulle dhe në lartësinë 35 m të kullës të shijonin pamjen fantastike që të ofronte qendra e Tiranës dhe kryeqytetit. Nguliteni mirë në mendje këtë pamje! Sepse pas pak muajsh nuk do t’a shohim më kullën e Sahatit. Kjo për shkak të ndërtimit në krah të saj të disa përbindëshave prej betoni, që fillojnë me 5 kate, ngjiten në 11 kate, në godinën që është në krah të kullës — pa respektuar as minimumin e distancës — dhe mbaron me kryeveprën e Veliajt, që i dhuron qendrës muzeale të qytetit kullën 27 kate”, denoncoi Këlliçi.

The post Denoncimi i Këlliçit: Veliaj zhduku zonën historike, do ndërtohet përbindëshi 27-katësh appeared first on Media .


Share

Komente