Denoncimi i PL për vjedhjen në seli, Prokuroria regjistron kallëzimin e nis hetimet

0
Shpërndaje lajmin

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kallëzimin e depozituar Partia e Lirisë, ku njoftoi vjedhjen nga persona të pautorizuar të rrjetit të komunikimeve elektronike brenda selisë së saj.
Në kallëzimin që mban firmën e Ilir Metës, thuhet se në zyrat e PL janë grabitur gjatë mesnatës, ku disa persona të paautorizuar kanë marrë një pajisje elektronike (hard-disc), si dhe kanë kryer dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.
Po ashtu, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryerjen e veperimeve hetimore në terren.
Janë pyetur 6 persona në cilësin e personave që kanë dijenin për rrethanat e hetimit.
Janë kqyrur kamerat e subjekteve përreth dhe kamerat e selisë së PL.
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dvr dhe hardiskun e ri që në kallëzim pretendohet se është i ndërruar.
Të martën për këtë hetim do të ketë një takim mes grupeve të punës së OPGJ-ve, Policisë dhe Prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:

PL denoncon në prokurori grabitjen e selisë: Morën rrjetin e komunikimeve
Berisha i pandehur nga SPAK, vjen reagimi i parë nga Partia e Lirisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *