October 12, 2021

Deputetët britanikë të ashpër, menaxhimi i pandemisë një dështimi shëndetit publik

Shpërndaje lajmin

Deputetët britanikë e kanë quajtur një dështim menaxhimin e situatës së pandemisë.

“Një nga dështimet më të këqija të shëndetit publik”, kështu i kanë konsideruar në një raport deputetët britanikë masat e marra fillimisht për të frenuar përhapjen e COVID.

Qasja e qeverisë, e mbështetur nga shkencëtarët, ishte të arrinte imunitetin e tufës, thuhet në raportin e tyre. Raporti kryesisht përqendrohet në përgjigjen ndaj pandemisë në Angli. Komiteti nuk pa hapa të ndërmarrë individualisht nga Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Skocia.

Raporti, 150 faqe, përmend edhe sukseset e qeverisë në menaxhimin e pandemisë, e cila ka marrë në Britani 150 mijë jetë.

Deputetët e kanë përshkruar si ‘sfida më e madhe në kohë paqeje’ si dhe pranojnë se përballë një situate të tillë, ishte ‘e pamundur që gjithçka të bëhej siç duhej’.

“Mbretëria e Bashkuar ka kombinuar disa arritje të mëdha me disa gabime të mëdha. Është jetike të mësosh nga të dyja”, shtuan ata në një deklaratë për të shoqëruar raportin.

Sekretari për shëndetin Jonathan Ashëorth tha se gjetjet ishin “mallkuese” dhe tregoi se çfarë “gabimesh” ishin bërë./Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *