Deputetët zviceranë: Paratë e oligarkëve rusë, të përdoren për të rindërtuar Ukrainën

Shpërndaje lajmin

Anëtarët e parlamentit nga të dyja partitë e majta dhe të djathta qendrore kanë paraqitur një mocion duke i bërë thirrje qeverisë që t’i dorëzojë Ukrainës asetet e ngrira që u përkasin oligarkëve rusë, për t’u përdorur për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, njofton albinfo.ch.
“Zvicra është shtëpia e një numri mbi mesataren e pasurive të sanksionuara ruse”, sipas deputetit Mattea Meyer. “Pra, është e drejtë që këto para të përfitojnë vendin që aktualisht po shkatërrohet nga Putini”.
Mocionin e mbështet edhe deputeti tjetër Andrea Caroni.
“Nga këndvështrimi i ligjit ndërkombëtar, është e qartë se Rusia i detyrohet dëme Ukrainës për shkak të agresionit të saj”, tha ai.
Asetet ruse në Zvicër vlerësohen të arrijnë në 200 miliardë franga; Autoritetet zvicerane kanë bllokuar deri më tani 7.5 miliardë. /Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published.