Deputeti gjerman: Duam të punojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën

0
Shpërndaje lajmin

 
Sot, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbajtur një konferencë për media me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç, përcjell albinfo.ch.
Gjatë takimit deputeti gjerman ka shprehur mbështetjen për Kosovën dhe ka kërkuar hapjen e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Ai ka theksuar se Procesi i Berlinit këtë vit do të nisë një proces ekonomik, gjë që, sipas tij, është sinjal i ri për Shqipërinë.
“Duam të punojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën. E dyta, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të nisin negociatat. E meritojnë, duhet ta kishin marrë vite më përpara këtë hap. Mendoj që të kemi një status të ri dhe për Bosnjë e Hercegovinën dhe për Kosovën në BE-në. Dhe, e fundit kemi kontakte shumë të mira me kryeministrin e Malit të Zi, ndoshta të jetë në BE në vitin 2025”, ka thënë deputeti gjerman.
“Në Procesin e Berlinit duam që të nisë dhe një proces ekonomik këtë vit. Scholz ka thënë duam të kemi një staf në Berlin, jo vetëm në Bruksel për këtë aspekt, ky është një sinjal i ri për Shqipërinë dhe për gjithë rajonin”, ka shtuar Ahmetoviç.
 
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *