Deputeti gjerman: E padrejtë nga SHBA-ja që Kosovës t’i vendosen kushte të reja për anëtarësim në KE

0
Shpërndaje lajmin

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, pas deklaratës së emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Kosovës i kanë mbetur edhe dy kushte, e ka kritikuar SHBA-në se po i vendos kritere të reja Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai ka thënë se kjo qasje e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të përfundojë, transmeton albinfo.ch.
“Është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar nga SHBA-ja drejt Kosovës duhet përfundimisht të përfundojë. S’është fer dhe është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet anëtare ulen në ulësen e shoferit – jo SHBA-ja”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme edhe dy deputetë gjermanë, Frank Schwabe, nga grupi socialdemokrat (SPD) dhe Knut Abraham nga radhët e CDU/CSU kanë reaguar ndaj deklaratave të Escobarit.
Abraham ka thënë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret e anëtarësimit të Kosovës në KE. Ndërkaq, Shwabe ka thënë se Këshilli i Evropës do të vendosë për anëtarësimin e Kosovës bazuar në rregullat dhe vlerat e veta.

It’s completely incomprehensible that the sets extra conditions for Kosovo’s membership in the Council of Europe. This unbalanced approach by the US towards Kosovo must finally stop. It’s unfair and unjust. The @coe and its member states sit in the driver’s seat – not ! https://t.co/mi89SJ5AOx
— Michael Roth – official (@MiRo_SPD) March 16, 2024

 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *