Deputeti i PS sulmon pastruesen: Vepër ordinere, dëmtove një zyrtare

0
Shpërndaje lajmin

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi e cilësoi një vepër ordinere vjedhjen e kryer nga pastruesja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi.
“Është një person i cili ka kryer një vepër ordinere siç është vjedhja dhe kjo nuk është zbuluar nga organet, por është denoncuar nga personi që i janë vjedhur,” – u shpreh Pëllumbi.
Deputeti shtoi se drejtësia luan rol kyç në momentin që bëhet fjalë për para që zyrtarja mund t’i këtë siguruar si pasojë e korrupsionit apo veprimtarive të jashtëligjshme dhe nuk e fsheh rastin, por e bën publik.
Kryeministri Edi Rama ka shkruar më herët në Twitter-in e tij se gjithçka që po del në pah rreth punonjësve zyrtarë dhe kjo është falë rezultateve të reformës në drejtësi.
 
LEXONI GJITHASHTU:

‘Ishin paratë e xhaxhait, i vodhën’, gazetari: Dëshmia e Alda Klosit në polici
‘S’dyshohen bashkëpunëtorë të tjerë’, flet avokati i pastrueses që vodhi mijëra euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *