January 27, 2022

Deputeti Kastriot Rexhepi pamundëson rrëzimin e Zaev-it

Shpërndaje lajmin

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, i cili mungoi në seancën e sotme të Parlamentit të Maqedonisë, është shfaqur sonte përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, transmeton Albinfo.ch. Ai tha se është shëndosh e mirë.

Opozita në Maqedoninë e Veriut nuk arriti të sigurojë votat e domosdoshme për ta rrëzuar nga Qeveria kryeministrin Zoran Zaev, i cili ditë më parë dha dorëheqje, por të cilën e tërhoqi.

Rrëzimin e Zaevit e pamundësoi deputeti Kastriot Rexhepi i Lëvizjes Besa, i cili nuk mori pjesë në seancë. Ai shkroi në rrjetin Facebook se nuk do të votonte për rrëzimin e qeverisë, “duke pasur parasysh çastin politik, për hir të procesit dhe sinjaleve të forta nga partnerët strategjikë, SHBA dhe Bashkimi Evropian, që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatikë, se në muajin dhjetor vendi ka gjasa të mëdha të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që të mos marr pjesë në seancën parlamentare, ku duhej të merret vendim me të cilin do të vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror”.

VIDEO:

https://m.facebook.com/watch/?v=1021690411710037&_rdr


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.