Deputeti socialist: Synojmë të fitojmë edhe Bashkinë e Shkodrës
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi beson se kjo forcë politike do të fitojë bashkitë e mëdha të vendit, përfshirë Tiranën, në zgjedhjet e ardhme lokale që do të mbahen më 14 maj të vitit 2023.
Në një intervistë për Euronews Albania, Pëllumbi u shpreh se Partia Socialiste synon të fitojë edhe Bashkinë e Shkodrës.
“Unë jam i bindur që Tiranën e fitojmë dhe pothuajse të gjitha bashkitë e mëdha të vendit. Jemi duke bërë një përpjekje shumë domethënëse për të fituar edhe Bashkinë e Shkodrës.
Jemi realisht në një organizim të ri dhe jam shumë besimplotë që do të arrijmë të ofrojmë në Shkodër në këto zgjedhje, jo thjesht kandidat, por një strukturë të ndërtuar siç duhet dhe projekte konkrete”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
‘Veliaj qëndron më lart se Këlliçi’, Pëllumbi: Tirana po transformohet
Përplasje Rama-Yuri Kim për kreun e ri të SPAK-ut? Flet deputeti i PS-së
Arben Pëllumbi: Njoftimi i ministrisë për Yuri Kim-in, jo lapsus diplomatik