Derbi me Partizanin, Dritan Mehmeti ka “halle” luksi

0
Shpërndaje lajmin

Dinamo do të presë në “Niko Dovana” skuadrën e Partizanit për të zhvilluar mes tyre edhe derbi e tretë për këtë sezon. “Blutë” vijnë pas dy fitoreve rresht dhe ndaj demave do të synojnë vazhdimësinë.
Prej ditësh Dritan Mehmeti ka zhvilluar intensivisht përgatitjet për këtë duel, ndërsa dëshiron të përgatitë çdo gjë në detaje. “Nëndetësja” është më e motivuar se kurrë për të bërë 3 fitore rradhaz në këtë sezon që e cila do t’i motivonte akoma më shumë lojtarët.
Mehmeti për këtë përballje do të ketë “halle” luski. Timonieri i dinamovitëve e ka të plotë grupin e futbollistëve dhe tashmë ka edhe dy ditë kohë për të vendosur për formacionin me të cilin do të zbresë në fushë. /newsport.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *