December 8, 2021

Derbi në ‘Kupë’, Shehi: Besojmë te kualifikimi. Kukësi? Mendojmë vetëm për Dinamon

Shpërndaje lajmin

Ditën e nesërme do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e “Kupës së Shqipërisë’, ajo mes Tiranës dhe Dinamos, që do luhet në “Air Albania” , ora 19:45.

Një ndeshje e luftuar do jetë mes dy skuadrave, teksa sfida e parë mes tyre ka parë fitues “blutë” 2-0, ndërsa “bardh e blutë” kanë për qëllim të arrijnë të përmbysin rezultatin dhe të kualifikohen.

Trajneri Orges Shehi, në fakt beson se ata do kualifikohen teksa shprehet se do jetë e vështirë kundër Dinamos.

“Janë dy kompeticione të ndryshme, kemi ndeshjen e dytë. Në ndeshjen e parë kemi bërë 45 minuta jo të mira, më pas ndryshuam fytyrë. Kemi një ndeshje nesër për të përmbysur rezultatin.

Motivimi për të kaluar turin është, por të shohim se çfarë do të prodhojë fusha. Na duhet shumë punë për të përmbysur rezultatin, me këtë impenjim dhe mentalitet, duhet të fitojmë ndeshjen, më pas të mendojmë të përmbysim rezultatin 2-0″.

Trajneri durrsak komenton edhe gjendjen e skuadrës, me Redon Xhixhën që është në dyshim për takimin ndaj skuadrës së Shkëmbit.

Kemi pasur një javë jo të plotë, sot na është bashkuar Ismajlgeci. Seferi ka luajtur me kombëtaren, kemi probleme me Xhixhën. Nuk është në 100%, të shohim në seancën e fundit. Na mungon edhe Hoxhallari për arsye kartonësh.

Ne duam të shkojmë sa më gjatë, duam të fitojmë trofeun. Është e pavend të flasim për kampionatin, të fokusohemi te Kupa e Shqipërisë.

Nesër kemi ndeshjen e Kupës, do të impenjohemi maksimalisht, do të hedhim në fushë forcat tona të plota. Më pas është ndeshja me Kukësin, kemi kohë për t’u rikuperuar.

Ndalesa e kampionatit? Skuadra ka seriozitet, ka një përqendrim dhe vlerësim maksimal, është shumë e rëndësishme vazhdimësia në futboll”, deklaroi tekniku i Tiranës. /f.a/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *