Deri në 1 metër uji në oborr, banori i Kuçit: Po ruaj bagëtinë, 35 pula më ngordhën

Shpërndaje lajmin

Gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla raportoi nga fshati Kuç në Shkodër ku gjithë territori është nën pushtetin e ujit.
Ajo shkoi në shtëpinë e zotit Gëzim, i cili tregoi se i kanë ngordhur 35 pula.
“Uji ka ardhur brenda dy orëve. Në oborr uji është mbi 1 metër e gjysmë, ndërsa në shtëpi brenda është 30-40 centimetra,” – u shpreh ai.
Zoti Gëzim tha se ka çuar familjen te njerëzit e tij pasi telefonoi shumë herë dhe ushtria erdhi t’i nxirrte.
Deri në këto momente, ai po përpiqet të ruajë bagëtitë që nuk janë mbytur nga uji dhe janë e vetmja e ardhur e tij.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Përmbytjet, 9 deputetë të PD-së kërkojnë interpelancë urgjente me Ramën
Berisha për përmbytjet: KESH kreu krim, nuk njoftoi që po hapte turbinat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *