Derisa ishte në vendin e punës, vritet një taksist në Bazel të Zvicrës

Shpërndaje lajmin

Mediat në Zvicër kanë raportuar se një taksist në Bazel të Zvicrës ka vdekur nga goditja e një klienti me thikë, përcjell albinfo.ch.
Mbrëmjen e së premtes në Bazel, taksisti A.A. (49) pas një mosmarrëveshjeje u godit me thikë.
Thuhet se 49-vjeçari ka debatuar verbalisht me një të panjohur në “Peter Merian-Strasse”. I panjohuri e plagosi aq rëndë taksistin me një armë therëse, duke shkaktuar vdekjen e tij.
Taksisti me origjinë turke konsiderohej nga kolegët e tij si një familjar i qetë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *