Dervishi: Ka debat mes Ramës dhe Ambasadës së SHBA për kreun e SHIK
Gazetari Ferdinand Dervishi, tha se ka një debat tjetër aktual mes Ramës dhe Ambasadës së SHBA për zgjedhjen e SHIK-ut.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai u shpreh se njoftimi i Ministrisë së Jashtme nuk ishte për Yuri Kim por për SHBA.
“Kemi rastin e Gledis Nanos. Di që ka dhe një debat aktual për shefin e ri të SHIK. Debati është mes SHBA-së dhe qeverisë. Njoftimi i Ministrisë nuk ishte për Kim por drejtpërdrejt për SHBA. Konflikti për të cilin unë kam informacion është për zgjedhjen e shefit të ri të Shërbimit Sekret. Qeveria kërkon të fusë njeriun e tyre.”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari: Ambasada ka ndihmuar në ngritjen e komisionit hetimor për inceneratorët
Shpallja ‘non grata’ e Berishës, Philips: Nuk u zbatuan parimet themelore të ligji