Deschamps: Bëmë ndeshje të madhe, gjithmonë e vështirë me Gjermaninë

Shpërndaje lajmin

Franca arriti sot një fitore shumë të rëndësishme ndaj Gjermanisë me shifrat 1-0 falë një autogoli të Mats Hummels. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i kampionëve të Botës, që tregoi vështirësitë e betejës së sotme.

“Luajtëm një ndeshje të madhe ndaj një ekipi të shkëlqyer si Gjermania. Ishte si një betejë lufte. Mund të kishim nxjerrë disa topa më mirë dhe të kishim dhenë disa pasime të duhur, por ishte një sfidë shumë e vështirë.

Kjo ndodhi për shkak të vështirësisë së të pasurit përballë një skuadër si ata. Gjithmonë kanë qenë të vështirë për të manovruar, por në ishim në gjendje të përfitonim”, u shpreh Deschamps. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *