Deshi të shkelte kolegun me makinë, ja përse nuk dëbohet kosovari nga Zvicra

0
Shpërndaje lajmin

Në verën e vitit 2020, një drejtues 53-vjeçar vinçi nga Lyss-i (Biel/Bienne) po priste më kot udhëzimet nga kolegu i tij në tokë. Konflikti është përshkallëzuar pas punës kur 53-vjeçari ka ndjekur me makinë kolegun e tij të punës, transmeton albinfo.ch. Nga përplasja e afërt 43-vjeçari shpëtoi veten vetëm duke u hedhur në trotuar. Më pas operatori i vinçit e sulmoi me një kaçavidë, por viktima mundi ta shmangte.
Tashmë shoferi i vinçit u është përgjigjur për veprimet e tij para gjykatës rajonale të Bielit.
43-vjeçari pretendon se drejtuesi i vinçit ka shfaqur vazhdimisht sjellje agresive ndaj tij dhe madje ka kërcënuar me dhunë gruan e tij, shkruan 20minuten.ch. Mbrojtja ka mohuar akuzat dhe ka theksuar se mungonin provat për një kërcënim konkret për jetën, përcjell albinfo.ch. Por një kalimtare e rastit e cila ka qenë e pranishme në momentin e krimit ka mundur të dëshmojë në gjykatë kundër drejtuesit të vinçit dhe ka konfirmuar sulmin nga ana e tij, me makinën dhe kaçavidën.
Gjykata Rajonale e Bielit ka dënuar kosovarin 53-vjeçar me 18 muaj burg me kusht dhe 96 gjobë ditore nga 90 franga, ndër të tjera për rrezikim të jetës dhe tentativë për lëndim të rëndë trupor. Ai u shpall i pafajshëm nga gjykata për sulmin e dyshuar me kaçavidë.
Vendim kundër dëbimit nga vendi
Edhe pse bëhej fjalë për kërcënim të jetës, gjykata vendosi kundër dëbimit të kosovarit nga Zvicra sepse i akuzuari nuk kishte kryer asnjë krim në Zvicër për më shumë se 20 vjet. Aktgjykimi ende mund të kalojë në shkallën tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *