DËSHMIA/ Në kërkim nga policia, djemtë e Tom Doshit u konfliktuan në “ish-Bllok” pas sherrit në rrjetet sociale

Shpërndaje lajmin

Policia shpalli në kërkim dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi pasi akuzohen se fillimisht kanë rrahur një person në zonën e “ish-Bllokut” në Tiranë dhe më kanë goditur edhe disa efektivë policie duke mos iu bindur urdhrit të tyre.
Ndërkohë, blutë e Tiranës kanë arrestuar edhe një person tjetër që ndodhej bashkë me Markos dhe James Doshi në vendin e konfliktit.
Lexo edhe: Sherr me grushte në “ish-Bllok”, pastaj rrahën edhe policët, shpallen në kërkim dy djemtë e Tom Doshit
Burime bëjnë me dije se sherri ka ndodhur për motive banale. Abcneës.al ka mundur të sigurojë dëshminë e personit me të cilin janë konfliktuar djemtë e ish-deputetit Doshi, i cili tha para policëve se sherri nisi nga rrjetet sociale duke degjeneruar më pas në grushte dhe përdorim të sendeve të forta.
Markos dhe James Doshi akuzohen për një mori akuzash si “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Pas sherrit, i dëmtuari nga djemtë e Doshit është dërguar në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë ka dalë prej tij duke u trajtuar në shtëpi. /

Leave a Reply

Your email address will not be published.