Dështimi i radhës i Bayernit, Manchester City ia del dhe në “Allianz Arena”

0
Shpërndaje lajmin

Dy çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve janë Inter-Milan dhe Mancester Siti-Real Madrid. Verdikti i së mërkurës konfirmoi dhe dy skuadrat e tjera të cilat do të vijojnë aventurën e tyre në këtë kompeticion.
Bajerni edhe pse më kërkues në fushën e lojës nuk mundi të shkojë më tepër se një barazim 1-1, me miqtë që ishin thuajse të kualifikuar që në ndeshjen e parë.
Mundësia më e mirë për të besuarit e Guardiolës ishte në minutën e ‘37, aty ku Haland shpërdoroi një penallti, duke e dërguar topin në tribunë. Do të ishte sërish Bomber norvegjez ku 20 minuta më pas, do të shmangte lehtësisht mbrojtësin francez Upamekano dhe të zhbllokonte rezultatin.
Vendësit u munduan të reagojnë, sidomos kur në fushë hyri Mane, me senegalezin që fitoi një 11 metërsh të shndërruar në gol. Me këtë rezultat Siti ka të drejtën të shkojë në gjysmëfinale ku e pret Reali i Madridit.
Në Itali, Interi regjistroi një barazim spektakolar me Benfikën 3-3. Ndeshja u zhbllokua shpejt nga zikaltrit, ndërsa më pas portugezët barazuan. Minutat në vijim skuadra e Inzagit do të shënonte 2 gola të tjerë, por me uljen e ritmit pësoi, por pa vendosur në rrezik kalimin më tej. Në përballjen e radhës, Interi do të përballet me Milanin në derbin e Madoninës.
LEXONI GJITHASHTU:

Bizneset pro kufizimit të muzikës, operatorët turistikë në Vlorë mirëpresin vendimin
Vendet skandinave në alarm, anija e spiunazhit, Suedia: Rusia kërcënim akut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *