Dështojnë përpjekjet e mazhorancës, takimi Zaev-Gashi, pa sukses

Share

Ka përfunduar pa vendimmarrje takimi mes kryeministrit në detyrë të RMV, Zoran Zaev dhe Afrim Gashit, kryetarit të partisë opozitare shqiptare Alternativa.

Përpjekja e Zaev për të konsoliduar mazhorancën qeverisëse me 4 deputetë më shumë të partisë Alternativa, ende nuk ka marrë përgjigje pozitive nga kryetari Gashi, ndonëse në parim ata kanë rënë dakord për programin qeverisës.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, ata konfirmuan dakordësinë mbi kursin evropian të programit qeverisës.

Nëse partia Alternativa i bashkohet 60 deputetëve të mazhorancës aktuale, Maqedonia e Veriut nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por do të mjaftohet me emërimin e një kryeministri të ri që do të vijë nga radhët e Partisë Social-Demokrate./Euronews

 

 

Komento