April 18, 2021

DETAJE/ Dëshmia e shoferit të Mond Çekiçit: Vrapova për të shpëtuar jetën time!

Shpërndaje lajmin

Një atentat ka ndodhur  ditën e sotme në Durrës ku është  vrarë më armë zjarri Mond Çekiçi.

Menjëherë pas ngjarjes janë shoqëruar në polici 10 shtetas ndër to edhe shoferi i viktimës.

Disa orë pas ngjarjes së rëndë është zbardhur dëshmia e shoferit personal të “Çekiçit” i cili deklaroi se autorët kanë qënë të maskuar.

Mësohet se shoferi ka thënë përpara hetuesve se kanë qënë tre persona të përfshirë në atentat.

“Na zunë rrugën. Dola nga makina për t’i pyetur ç’kishin dhe sa lëviza pak hapa pashë brenda makinës burra të maskuar me shallë dhe kapuçë dhe njërin prej tyre me armë në dorë.

U tmerrova, nuk pashë asgjë më shumë, por renda të shpëtoja veten.

Ika me vrap u futa në rrugicën përballë shkollës profesionale dhe sapo nisa të vrapoja dëgjova derën e makinës qe u hap. Kisha lëvizur shumë pak kur dëgjova zhurmën e të shtënave.

Nuk kisha fushëpamje, sepse u futa në rrugicë dhe më pengonte pjesa e pasme e shkollës. Po të qëndroja në makinë do më kishin vrarë. Unë nuk e di kush mund të ketë pasur konflikte me Mond Çekiçin”, mësohet të ketë deklatruar shoferi. /albeu.com/

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *