Detaje nga aksidenti fatal në ‘Rrugën e Kombit’/ Humbin jetën 4 persona, një fëmijë në gjendje kritike

Share

Mësohet se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh si dhe dy fëmijë të mitur, që kanë ndërruar jetë.

Ndërsa anëtari i pestë i familjes, gjithashtu i mitur, është në gjendje të rëndë në spital. Siç duket nga pamjet Policia e Shtetit ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se familja nga Kosova ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Citroen” drejt vendit tonë, kur është përplasur fatalisht me një kamion. Aksidenti ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen në afërsi të Rubikut.

Forca të shumta të policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja mbërritën në vendin e ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Share

Komente