Detaje nga shpëtimi i turistëve në Malin e Jezercës

0
Shpërndaje lajmin

Me datë 30.03.2024 rreth orës 11:00, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka pranuar një thirrje emergjente nga Policia e Bajram Currit dhe qendra e Emergjencave Civile Shqiptare për ndihmë në një aksident malor në majën e Jezercës.
“Sipas informatave të para një bjeshkatare me shtetësi Kroate kishte rrëshqitur nga faqja malore shumë afër majës së Jezercës në drejtim të greminës, dhe grupi tjetër i bjeshkatarëve nuk kishin më komunikim me viktimën, por kanë pasur qasje në valë dhe kanë lajmëruar autoritetet për ndihmë. Ekipi ynë së bashku me policinë e shtetit Shqiptar dhe me anëtar të shërbimit të kërkim shpëtimit malor kanë filluar një operacion të shpëtimit nga lugina e Valbonës duke u transportuar me helikopter deri në një pikë të afërt ku ka pasur mundësi aterrimi”, thuhet në njoftimin e ShKShMK.
Tutje bëhet e ditur se fillimisht është krijuar qasja për tek trupi i viktimës, derisa është dashur 10 orë për të përfunduar aksioni për qasjen tek bjeshkatarët që ishin shtetas kroat dhe serbë.
“Fillimisht është bërë qasja te viktima L.Z e lindur më 1981, e cila kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ishte gjetur pa shenja jete, pastaj është realizuar bartja e kufomës deri në helikopter për transport në spitalin më të afërt. Kurse operacioni ka vazhduar me qasje te pjesa e tjetër e grupit të cilët ishin ngujuar në një pozitë të rrezikshme ( 7 bjeshkatarë , 4 shtetas të Kroacisë dhe 3 të Serbisë). Me të arritur te ngujuarit, shpëtuesit tanë kanë ndërtuar sistem të sigurisë me litar duke i lëshuar deri në pikë të sigurt ( evakuim teknik) dhe nga aty janë evakuuar në drejtim të fshatit Vuthaj të Malit të Zi. Në pjesën Malazeze është bërë koordinimi me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi “GSS Crna Gora” dhe operacioni ka përfunduar me sukses pas 10 orëve të plota”, thuhet në njoftim.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *