Detaje nga të shtënat në Durrës/ 45-vjeçari plagos me armë nënë e bir për një vend parkimi

Share

Dalin detaje nga të shtënat me armë në lagjen Nr. 12 në Durrës.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për një vend parkimi.

45-vjeçari me iniciale J.Z. ka marrë armën dhe ka plagosur nënë e bir me iniciale F.Ç. dhe V.Ç, të cilët kanë marrë plagë në këmbë.

Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi J.Z., rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe  shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al


Share

Komente