DETAJE/ Operacioni “flakë deti”: Nga Lugina e Patokut u nis një ton kanabis, SPAK informacione në Turqi, Greqi dhe Mal të Zi për velierën

0
Shpërndaje lajmin

Zbulohen detaje të reja nga operacioni “flakë deti” ku u arrestuan 6 persona, mes të cilëve edhe dy ukrainasit që drejtpnin velierën që dogjën sapo iu afrua policia.
Burime nga grupi hetimor thonë për ABC news se nga Lugina e Patokut dyshohet të jetë nisur mbi 1 tonë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Po ashtu në sallën e gjyqit për caktimin e masave të sigurimit për 6 të arrestuarit prokurori i çëshjtes Vladimir Mara ka pretenduar se hashashi do të shkëmbehej me të njëjtën vlerë parash, me heroinë dhe kokainë.
Hetuesit kanë dyshimë se veliera e cila u dogj nga dy shtetasit ukrainas dhe u fundos në det të jetë nisur nga Turqia, ka ndaluar në Greqi, Mal i Zi dhe më pas në ujrat neutrale mes Shqipërisë dhe Italisë do të bëhej shkëmbini i drogës.
Katër shqiptarët e arrestuar dhe 2 ukrainasit nuk i kanë pranuar akuzat e prokurorisë. Ata kanë mohuar që të kënë lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike. SPAK pritet të kërkojë informacion në Turqi, Greqi dhe Mal të Zi për velierën me emrin “nilua” në mënyrë që të zbulojë edhe personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të trafikut të drogës.
Gjatë operacioni policia sekuestroi dy pistoleta fishekë, rreth 50 mijë euro dhe 23 kg kanabisë në afërsi të velierës së djegur./
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *