Detaje të reja nga arrestimi i 219 personave për drogë në Korçë, sekuestrohen 485.5 kg drogë

Shpërndaje lajmin

Detaje të reja janë zbuluar nga super operacioni me 19 të arrestuar në Korçë.
Policia bën me dije se hetimet gjashtë mujore dokumentuan veprimtarinë kriminale në fushën e shitjes së lëndëve narkotike, dhe bënë të mundur arrestimin e grupit të përfshirë në këtë aferë kriminale dhe sekuestruan 485.5 kg lëndë narkotike.
Si rrjedhojë, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale në fushën e shitjes së lëndëve narkotike për 31 persona të dyshuar, shumica prej të cilëve në më shumë se një rast.
Ndër të tjera bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni përveç 19 të arrestuarve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë sportive; 4 automjete; 1 presë e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike si dhe 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 9 fishekë pa leje.
Njoftimi i plotë:
Shtatë operacionet që çuan në arrestimin e 19 shtetasve dhe sekuestrimin e 485, 5 kg lëndë narkotike.
Hetimet gjashtë mujore dokumentuan veprimtarinë kriminale në fushën e shitjes së lëndëve narkotike.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, mbi referimet e bëra nga Drejtoria Vendore e Policisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i K.Penal, ka regjistruar disa procedime penale në përfundim të punës së saj 6-mujore.
Për hetimin e këtyre procedimeve penale janë aplikuar metodat speciale të hetimit, përgjimet telefonike apo vëzhgimet ambientale.
Si rrjedhojë, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale në fushën e shitjes së lëndëve narkotike për 31 persona të dyshuar, shumica prej të cilëve në më shumë se një rast.
Prej datës 07.11.2021, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore e Policisë Korçë, janë kryer 7 (shtatë) operacione të quajtura “Restart”, në kuadër të Trafikimit të Lëndëve Narkotike si më poshtë:
Nga periudha Nëntor 2021 deri në Prill 2022
Numri total i të arrestuarve – 19
Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar – 485, 5 kg
Prova materiale të sekuestruara – 1 armë sportive; 4 automjete; 1 presë e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike si dhe 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 9 fishekë pa leje./

Leave a Reply

Your email address will not be published.