Detajet/ Si u vra shqiptari me kaçavidë nga bashkëkombësi i tij, e jo nga aksidenti

0
Shpërndaje lajmin

Një 47-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Itali, ku fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën pas një aksidenti me makinë.
Ndërkohë mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i identifikuar si Ilir Dervashi nuk ka vdekur në aksident, por është qëlluar disa herë me kaçavidë në bark nga pasagjeri që ndodhej me të, shqiptari 34-vjeçari Miri Gurra.
Dyshohet se ata kanë pasur një debat ndërsa ndodheshin duke udhëtuar me makinë, por ende nuk dihet se kush ka qenë konflikti që çoi deri në aktin fatal.
Sipas ekspertëve mendohet se Gurra e ka qëlluar me kaçavidën që ka gjetur në makinë, në kohën që Dervishi po drejtonte mjetin. Kjo ka bërë që të shkaktohej edhe aksidenti.
Gurra është arrestuar tashmë nën akuzën për vrasje, por ka heshtur para policisë duke mos dhënë asnjë deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU: 

Vrau 39-vjeçarin shqiptar për parkimin, i moshuari grek pendohet në gjykatë
Humanizmi i mjekut për vendlindjen/ U largua në Amerikë, por rrënjët nuk i harroi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *