Dhimbje e dyfishtë/ Pas 18-vjeçarit, koronavirusi i rrëmben jetën edhe babait të tij që ndodhej në intubim

Share

Luftar Seiti, babai i 18-vjeçarit që ndërroi jetë ditën e djeshme, i cili ndodhej në intubim ka ndërruar jetë sot.

Ndërsa Qamil Seiti nuk arriti dot që të fitonte betejën me covidin, ditën e sotme ndërroi jetë edhe babai i tij, i cili ndodhej në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

18-vjeçari nga Memaliaj kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.
Seiti ishte shtruar prej të paktën një jave tek Sanatoriumi ndërsa prej ditësh ishte në intubim. Mësohet se 18-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese, raporton “Top Channel”.


Share

Komente