Dhimbje e madhe për Ronaldinjon, COVID-19 i merr jetën njeriut të dashur të brazilianit

Share

Ronaldinjo Gauço është duke kaluar një moment të vështirë në jetën e tij, teksa mediat në Amerikën Latine, shkruajnë se është ndarë nga jeta e ëma e brazilianit.

Dona Migelina ishte infektuar me Koronavirus në dhjetor të vitit të kaluar, teksa tashmë thuhet se ky virus i ka marrë jetën, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve. 71-vjeçarja ishte e shtruar në spital prej dy muajsh, por nuk ia ka dalë dot të fitojë betejën me virusin, i cili mbrëmjen e djeshme i mori jetën.

Dhimbje e madhe kjo për Ronaldinjon, i cili në shumë intervista kishte deklaruar se nëna e tij ishte pika e dobët për të.

 


Share

Komente