September 25, 2021

Dhimbje koke për Simeonen, “gjiganti” i kampionëve pozitiv me Covid-19

Shpërndaje lajmin

Rast me koronavirus tek Atletico Madrid. Mesfushori i kampionëve të Spanjës, Geoffrey Kondogbia ka rezultuar pozitiv dhe është futur menjëherë në karantinë.

28-vjeçari u transferua te “Colchoneros” nëntorin e vitit të kaluar dhe fitoi titullin kampion me skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone.

Kondogbia ka lindur në Francë dhe është aktivizuar me të gjithë kombëtaret e moshave. Me ekipin e parë numëron 5 ndeshje.

Tre vite më parë vendosi të braktisë “Gjelat” për të veshur fanellën e Republikës së Afrikës Qendrore, që është vendi i tij i origjinës, kombëtare ku është përzgjedhur kapiten. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *